Maqedoni

Prokuroria Publike do të japë detaje për rastin “Onkologjia”

31.01.2024 10:43

Prokuroria Publike për sot ka paralajmëruar konferencë për media, në të cilën pritet që prokurori themelor publik...

Prokuroria Publike për sot ka paralajmëruar konferencë për media, në të cilën pritet që prokurori themelor publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, Gavril Bubevski dhe prokurorja publike kompetente, Ana Gogovska Jakimovska, të prezantojnë detaje rreth rastit “Onkologjia”. 

Prokuroria dje bëri të ditur se në lidhje me rastin “Onkologjia” janë kontrolluar  tre lokacione, janë ndaluar katër persona dhe kanë njoftuar se veprimet do të vazhdojnë. Prokuroria ka njoftuar paraditen e djeshme se veprimet e ndërmarra kanë qenë me urdhër të prokurorit publik. Pas njoftimit në një pjesë të mediave se ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë dhe Radioterapisë, Nino Vasev, është arrestuar, nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut konfirmuan se me urdhër të prokurorit publik po ndërmerren veprime dhe se të gjitha informacionet e tjera janë jozyrtare.