Botë
Netanjahu refuzoi të tërhiqet nga Gaza
31.01.2024 11:01
Hendeku midis Izraelit dhe Hamasit po thellohet. Netanjahu ka refuzuar të tërhiqet nga Gaza...

Hendeku midis Izraelit dhe Hamasit po thellohet. Netanjahu ka refuzuar të tërhiqet nga Gaza dhe të lirojë disa mijëra të burgosur palestinezë, siç kërkohet nga Hamasi. Shtetet e Bashkuara mbështesin kryesisht objektivat e Izraelit në luftë, por në të njëjtën kohë kanë një interes të fortë në përfundimin e luftës që ka shkaktuar jostabilitet rajonal dhe ka ndarë votuesit demokratë në vitin zgjedhor.
Konsiderojnë se propozimi në tryezë është shumë i fortë. “Ne besojmë se ky është një propozim që do të çojë në një pauzë të qëndrueshme në luftime dhe kthimin e pengjeve, ndaj shpresojmë se do të pranohet dhe zbatohet.”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Met Miller. Ndërkohë, krerët e shërbimeve të inteligjencës amerikane, izraelite dhe egjiptiane dhe kryeministri i Katarit po përgatisin një plan për t'i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez.
