Botë
Zelenski: Gjenerali më i fuqishëm të dorëhiqet
31.01.2024 11:23
Gardian publikoi informacione se presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i kërkoi komandantit të lartë ushtarak, Valeri Zaluzhnji...

Gardian publikoi informacione se presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i kërkoi komandantit të lartë ushtarak, Valeri Zaluzhnji, të jepte dorëheqje. Tensionet midis Zaluzhnjit dhe Zelenskit kanë vluar prej javësh, mes dështimit të kundërofensivës të Ukrainës. Megjithatë, informacioni se Zaluzhnji mund të dëbohej, tronditi shumëkënd.
Në rrjetet sociale u shfaqën pritshmëritë se Zaluzhnji mund të përjashtohej së shpejti.
Valeri refuzon dorëheqjen
Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës iu përgjigj shkurtimisht pyetjeve të mediave dhe të paktën për momentin, e mohoi informacionin. Gjenerali ukrainas njihet si një nga figurat më të njohura në Ukrainë dhe qëndrimet e tij kanë acaruar shpesh zyrën e presidentit. Në nëntor të vitit 2023, Zelenski paralajmëroi gjeneralët që të mos hynin në politikë.
“Do të ishte një gabim i madh nëse komandantët që drejtojnë luftën kanë parasysh se nesër do të merren me politikë ose me procesin zgjedhor. Me gjithë respektin për gjeneralin Zaluzhnji, ka nevojë për një kuptim absolut të hierarkisë.”, tha Zelenski.
