Maqedoni

Aksident në rrugën Manastir-Demir Hisar, një person ka humbur jetën, njëzet janë lënduar

31.01.2024 09:09

Një person ka humbur jetën, ndërsa njëzet të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku...

Një person ka humbur jetën, ndërsa njëzet të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur dje në rrugën rajonale Manastir-Demir Hisar. Bëhet fjalë për një përplasje të një automjeti me një furgon të një kompanie që po transportonte punëtorë nga Manastiri në vendbanimet në Demir Hisar.
 
Në furgon ndodheshin 18 punëtorë dhe drejtuesi, 25-vjeçari A.S. nga fshati Virovë. Të gjithë janë dërguar në spitalin klinik “Manastir”, ku iu është dhënë ndihma mjekësore.