Maqedoni
Ministria e Ekonomisë ndan vauçerë për kondicionerë
31.01.2024 12:00
Ministria e Ekonomisë nga e enjtja do të fillojë me realizimin e programit për efikasitet energjetik...

Ministria e Ekonomisë nga e enjtja do të fillojë me realizimin e programit për efikasitet energjetik, që nënkupton se më shumë se 4 milionë euro do t’u ndahen amvisërive, me qëllim të uljes së çmimeve të rrymës. Do të ketë shpallje publike dhe do të ndahen vauçerë në vlerë prej 25 mijë denarësh.
“Vauçerë për inverter do të ndahen edhe për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, nga 27,000 denarë për personat me të ardhura të ulëta të ardhurat totale, të cilave janë deri në deri në 21,000 denarë, amvisëritë me dy anëtarë, ku gjithsej të ardhurat arrijnë vlerën prej 30,000 denarë dhe amvisëri me tre anëtarë me gjithsej të ardhura prej 35,000 denarësh. Vauçer prej 30,000 denarë do të ndahet për amvisëri me katër anëtarë që kanë të ardhura totale prej 40,000 denarë dhe amvisëri me pesë anëtarë e më shumë, të ardhurat totale të të cilave nuk i kalojnë 45,000 denarë.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
