Raporti i FIFA-së, klubet me shpenzime rekord në vitin e kaluar
31.01.2024 13:02
Skuadrat e futbollit në tërë botën në vitin 2023 për transferime kanë shpenzuar shumën rekord prej 9.63 miliard dollarë...

Skuadrat e futbollit në tërë botën në vitin 2023 për transferime kanë shpenzuar shumën rekord prej 9.63 miliard dollarë, që paraqet një rritje për po thuajse 50% krahasuar me vitin 2022., bëri publike FIFA të martën në raportin e saj Global për transferime. Vetëm dhjetë transferimet e lojtarëve më të mirë gjeneruan më shumë se 10% të të gjithë shumës së shpenzuar për transferime në 2023. Ngjajshme me këtë, nga 3,279 transferimet që përfshinin një tarifë, 100 më të mirët ishin përgjegjës për më shumë se 45% të të gjitha parave të shpenzuara për transferime, me klubet angleze që kryesojnë sërish listën me 2.96 miliardë dollarë. E sa për ilustrim skuadrat e LPFM-së, në raportin e FIFA-së, për blerjen e futbollistëve kanë shpenzuar 321.8 mijë dollarë, ndërsa po ashtu edhe nga shitja e futbollistëve kanë fitim minimal prej vetëm 1.3 milon dollar. Në ekipet e futbollit vendor vitin e kaluar kanë ardhur 92 futbollist, ndërsa janë larguar dhjetë më pak.
Skuadrat e futbollit shqiptar dhe ato Kosovar në vitin 2022, kanë pasur zero shpenzime për angazhimin e futbollistëve, ndërsa kanë shënuar profit prej 3,5 ekipet e Shqipërisë gjegjësisht 1.8 milion dollar të ardhua ekipet e Kosovës – bëri publike FIFA. Nga Shqipëria janë larguar 127 futbollist. Nga skuadrat e rajonit vetëm ato kroatë qëndrojnë më mirë. Kroatët shpenzuan 11.9 milion dollarë, por për shitjen e futbollistëve përfituan 125 milion dollarë.
Sikurse një vit më parë skuadrat portugeze sërish kanë më shum hyrje në transferimet (1.017) nga cila do federatë. Nga ana tjetër më shumë futbollist kanë braktisur skuadrat braziliane (1.217). Në raportin e FIFA-së, ka shifra interesante për futbollin amator. Vitin e kaluar më shumë se 50. 000 futbollist amatorë kanë kaluar kufinjtë e tyre. Më shum ardhje në transferimet e futbollistëve amator janë regjistruar në Gjermani, ku kemi gjithsej 7.825, bëri publike FIFA në raportin e saj Global për transferime. (Gazetar Safet Ademi)
