LOV Paris 2024, 300 mijë shikues në hapjen solemne

31.01.2024 13:07

Deri në fillimin e Lojërave Olimpike Verore “Paris 2024”, kanë mbetur edhe 177 ditë....

Deri në fillimin e Lojërave Olimpike Verore “Paris 2024”, kanë mbetur edhe 177 ditë, dhe tani më po bëhet publike edhe disa nga detajet reth këtyre lojërave. 
 
“Numri i spektatorëve që do të mund të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris më 26 korrik në brigjet e lumit Sena është "rreth 300,000", - tha të mërkurën ministri i brendshëm francez.
 
“Ideja është që të kemi 100,000 njerëz në platformat e poshtme, me bileta të paguara, dhe më shumë se 220,000 njerëz në platformat e sipërme, me bileta falas”, tha ministri Gérald Darmanin në kanalin publik France 2.
 
Kjo shifër është më pak se 600,000 shikuesit që Darmanin njoftoi në tetor 2022. Ai e përsëriti këtë shifër në maj 2023 kur nënshkroi protokollin e sigurisë për ceremoninë e hapjes.
 
“Dhe këtu janë të gjithë ata që jetojnë dhe ata që do të mund të marrin me qira, të kenë një program mbrëmjeje përgjatë Senës”, shtoi Darmanin.
 
Shefi i policisë së Parisit Laurent Nuñez përmendi "pranverën" për të konfirmuar këto vlerësime, të cilat ka të ngjarë të evoluojnë në varësi të gjendjes së kërcënimit terrorist. Për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike, ceremonia e hapjes nuk do të bëhet në stadium, por jashtë, në lumin Sena. 160 anije të vogla lundruese me delegacione sportistësh do të lundrojnë përgjatë gjashtë kilometrave të lumit, nga ura e Austerlizit deri në urën e Jenës, me praninë e krerëve të shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota. Për Lojërat Olimpike në Paris, rreth 30,000 policë dhe xhandarë do të mobilizohen në ditë, ndërsa 45,000 mijë do jenë mobiluzuar për ceremoninë e hapjes.