Boston mbetet skuadra më e mirë në NBA
31.01.2024 13:10
Në katër nga pesë ndeshjet e mbërmjes së kaluar kanë triumfuar skuadrat vendase...

Në katër nga pesë ndeshjet e mbërmjes së kaluar kanë triumfuar skuadrat vendase, ndërsa në mesin e atyre që kanë triumfuar në terren vendas ishte edhe Golden State Warriorsi. Këta me rezultatin 119:107 e mundën Philadelphia 76ers. Ndeshje magjike për Stephen Curry, autor i 37 pikëve, ndërsa tek skuadra udhëtuese më I miri ishte Tobias Harris, që shënoi 26 pikë dhe 10 kërcime. Philadelphia, përpos humbjes së katërt resht, mori edhe një goditje. Në fakt u lëndua basketbollisti I tyre më I mirë Joel Embiid.
Boston mbetet skuadra më e mirë në NBA e këtij sezoni, duke patur rekordin më të mire (37 fitore, 11 humbje). Celtics fituan sot 129-124 ndaj Indiana, në një sfidë të ekuilibruar. Të gjithë titullarët e Boston realizuan mbi 17 pikë, ku u dallua Tatum me 30 pikë. Humbja e dytë radhazi për Lakers, që zbresin në zonën play out. Kalifornianët u mundën 138-122 në fushën e Atlanta, ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dallua Trae Young me 26 pikë e 13 asistime.
NBA liga:- Rezultatet (31.01.2024)
- Atlanta Hawks - LA Lakers 138 - 122
- Boston Celtics - Indiana Pacers 129 - 124
- New York Knicks - Utah Jazz 118 - 103
- Golden State Warriors - Philadelphia 76ers 119 - 107
- Chicago Bulls- Toronto Raptors 107 - 118