Basketbollisti Embiid lëndohet në përballjen me Golden State
31.01.2024 13:13
Favoriti kryesor për çmimin MVP të NBA-së, Joel Embiid është lënduar në ndeshjen e mbrëmshme kundër Golden State...

Favoriti kryesor për çmimin MVP të NBA-së, Joel Embiid është lënduar në ndeshjen e mbrëmshme kundër Golden State. Golden State Warriors mposhti Philadelphia 76ers me rezultat 119:107, ndërsa Embiid u lëndua në çerekun e fundit. Priten informacione për shkallën e lëndimit, por nga reagimi, duket të jetë i rëndë.
Embiid ishte në duel me Draymond Greenin, i cili e gjuajti topin drejt tij dhe qendra e Philadelphias u hodh në parkett për ta kapur atë. Topi i ra nga duart, dhe basketbollisti i Golden State, Jonathan Kuminga, shkoi pas tij dhe ra në gjurin e Embiidit, i cili menjëherë bërtiti dhe ishte e qartë se nuk mund ta vazhdonte ndeshjen.
Embiid aktualisht është lider në garën për MVP përpara Nikola Jokiqit, por do ta ketë vështirë mbrojtjen e çmimit. Sipas rregullave të reja të NBA-së, Embiid ka të drejtë të humbasë vetëm pesë ndeshje të tjera deri në fund të sezonit nëse dëshiron të mbrojë titullin MVP dhe të zgjidhet në pesëshen më të mirë të ligës.