Maqedoni
LSDM, kritika për ministrat e VMRO-DPMNE-së, VMRO-DPMNE: Tashkovski e nisi punën me rastin e Onkologjisë
31.01.2024 15:12
LSDM-ja ka kritikuar ministrat e VMRO-së se zotimet për t’i zgjidhur problemet e qytetarëve ranë në ujë...

LSDM-ja ka kritikuar ministrat e VMRO-së se zotimet për t’i zgjidhur problemet e qytetarëve ranë në ujë, pasi që me marrjen e mandatit, ministri i brendshëm, Toshkovski, pranoi se nuk mund ta zgjidhë problemin e dokumenteve personale.
“DPMNE-ja deri para pak ditësh thoshte se Spasovski nuk mund ta zgjidhë problemin, se MPB-ja nuk punon me të gjitha kapacitetet e saj, se do të ndërhyjë me ligj për të zgjatur vlefshmërinë e pasaportave të vjetra. Papritur asgjë nga ligji, befas Ministria e Punëve të Brendshme po punonte me kapacitet të plotë, befas nuk zgjidhej, ndaj ka justifikime se “nuk bën dot mrekulli”, se ka hasur në një “mur” nga Greqia.”, reagojnë nga LSDM.
Sipas tyre, VMRO-DPMNE-ja vazhdon të mashtrojë qytetarët, sepse tjetër thonë e tjetër bëjnë. Por nga VMRO-DPMNE, duke iu referuar arrestimeve në Onkologji, thonë se që në ditën e parë ministri i Punëve të Brendshme nisi me zgjedhjen e rastit të Onkologjisë.
“Thjesht pritej që një Qeveri teknike dhe një ministër teknik t'i shkundnin gjërat. Dhe procedura për zbardhjen e zhvillimeve të Onkologjisë duhet të kishte përfunduar dje. LSD-ja dhe BDI-ja janë përgjegjëse për joefikasitetin e sistemit, aktivitetet e parakohshme në fusha kyçe si Punët e Brendshme, Prokuroria, Gjyqësori. Çdo autor i një vepre penale duhet të sillet para drejtësisë. Përgjgjësi patjetër të ketë.”, thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-DMNE-së.
Bllokimi me lëshimin e dokumenteve personale mund të zbutet me menaxhimin e duhur dhe rialokimin e burimeve njerëzore që ka Ministria e Punëve të Brendshme, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Pançe Toshkovski. Sipas tij, nuk mund të pritet një zgjatje e mundshme e periudhës në të cilën qytetarët duhet të zëvendësojnë dokumentet e personale me emrin e ri kushtetues, sepse pala greke këmbëngul në respektimin e afateve për zbatimin e dispozitave që dalin nga Marrëveshja e Prespës.
SANIJE DURAKU
