Maqedoni
Vendimi gjyqësor për pronën e objektit, LSM-ja kërkon dorëheqjen e gjykatësve
31.01.2024 15:30
Lidhja e Sindikatave ka pranuar aktvendimin e Gjykatës Supreme me të cilin konfiskohet e drejta e pronësisë së objektit ku është e vendosur...

Lidhja e Sindikatave ka pranuar aktvendimin e Gjykatës Supreme me të cilin konfiskohet e drejta e pronësisë së objektit ku është e vendosur. Kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov, kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të gjykatësve, të cilët paraprakisht votuan pro konfiskimit të objektit të tyre, i cili sipas sindikalistëve, u takon atyre e jo shtetit. Këtë vendim e cilësuan si skandaloz dhe në kundërshtim me drejtat e punëtorëve.
“Kërkoj gjykatësit në Gjykatën Supreme, Shpend Devaja, Isamedin Limani dhe Nake Gjorgjiev, të dorëhiqen menjëherë. Ashtu siç e dinim dhe dyshonim doli vendimi gjyqësor. Shpend Devaja si Kryetar i Këshillit është i nënshkruar në këtë aktvendim, njëjtë si dhe Isamedin Limani dhe Nake Gjorgjiev janë personat për të cilët gjyqësori paguan çmim dhe konsiderohet si i korruptuar dhe gjykata që punën e bën nën ndikim. Këto tre persona, nga këshilli i përbërë nga 5 gjyqtarë, duke e përfshirë edhe Elica Kërstevska dhe Aneta Boshkovska, e kanë sjellë vendimin me bindje vetanake pa pasur argumente dhe duke përdorur ligjin, i cili më nuk është fuqi.”, - deklaroi Sllobodan Trendafillov nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Aktvendimin e Gjykatës Supreme, sindikalistët do ta ankimojnë para institucioneve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Strasburg. Njëherit, Trendafillov paralajmëroi se sindikalistët në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë që në objektin e punëtorëve të hyjë askush tjetër, përveç sindikalistët, të cilat me mjetet e tyre e kanë ndërtuar objektin e LSM-së. Ata nuk e përjashtojnë mundësinë që për këtë çështje të organizojnë edhe protesta.
REXHEP QAMILI
