Maqedoni
Në Klinikën e Urologjisë janë kryer mbi 500 transplantime të veshkave
31.01.2024 15:48
Në Klinikën e Urologjisë janë kryer gjithsej 502 transplantime veshkash...

Në Klinikën e Urologjisë janë kryer gjithsej 502 transplantime veshkash, ndërsa mbi 100 pacientë presin në listë për transplantim të veshkës nga një donator i vdekur. Në dhjetor është bërë intervenimi veshkës së pacientes 25-vjeçare dhe tani ajo ka jetë cilësore.
“Në muajin dhjetor u krye me sukses transplantimi jubilar i veshkës tek një paciente 25-vjeçare, e cila ishte në gjendje të rëndë. Veçanërisht më vjen mirë që pas operacionit gjendja e saj post operative është e mirë dhe dalëngadalë u kthehet obligimeve të përditshme.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
“Dua të potencoj se kemi kryer edhe operimin e pacientes nga jashtë vendi, ne edhe viteve të kaluara kemi kryer intervenime, por vitin e kaluar kemi bërë operacion transplantim të pacientit nga Kosova dhe tash kemi të paralajmëruar edhe një pacient për disa ditë. Me këtë po shndërrohemi në një qendër të madhe për transplantime në Ballkan.”. - theksoi drejtori i Klinikës së Urologjisë, Sasho Dohçev.
Dhurimi i organeve shpëton jetë, theksuan ministri Mexhiti dhe drejtori Dohçev, prandaj ata theksuan rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit për dhurimin e organeve.
VLORA LATIFI TOPOJANI
