Maqedoni

Aksidenti në Manastir, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë

31.01.2024 16:22

Në aksidentin e një dite më parë, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Manastir-Demir Hisar...

Në aksidentin e një dite më parë, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Manastir-Demir Hisar, ku një furgon dhe një makinë janë përplasur, ka lënë një person të vdekur dhe 20 të plagosur. Autoritetet lokale dhe ekipet e shpëtimit kanë reaguar menjëherë për të ofruar ndihmën e nevojshme. Nga të plagosurit, 15 janë lejuar të shkojnë në shtëpi pas trajtimit të parë mjekësor, ndërsa pesë persona janë mbajtur për mjekim gjatë natës. Tre prej tyre janë liruar mëngjesin e sotëm. Shoferi i furgonit dhe drejtuesi i makinës janë në spital, por në gjendje stabile.
 
“Ai u diagnostikua me lëndime, thyerje të brinjëve. Mëngjesin e sotëm është bërë një ekzaminim i kujdesshëm edhe nga mjekët e departamentit të ortopedisë, i cili qëndron për mjekim të mëtejshëm në të njëjtin repart.”, - deklaroi zëdhënësja e spitalit klinik – Manastir, Ivona Trifunov. 
 
Nga SPB - Manastir bën të ditur se vetëm në territorin e Manastirit në vitin 2023 janë regjistruar 214 aksidente në të cilat kanë humbur jetën 11 persona. Që nga fillimi i këtij viti janë regjistruar 17 aksidente, ku një person ka humbur jetën.
 
SEDAT SELIMI