Maqedoni
Problemet me mjedisin jetësor, Ministria e Resorit në bashkëpunim me komunat
31.01.2024 16:44
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor bashkë me pushtetin lokal do të angazhohen për mbrojtjen..

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor bashkë me pushtetin lokal do të angazhohen për mbrojtjen e mjedisit hapësinor dhe sfidat me ndryshimet klimatike. Kjo do të arrihet duke i përmbushur kushtet që dalin nga deklarata e nënshkruar nga institucioni qendror dhe pushteti lokal. Bashkëpunimin e imponon implementimi i agjendës së gjelbër të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ministrja e Resorit, Kaja Shukova, potencoi se politikat i krijon shteti, por pjesa më e madhe e implementimit bie në kurriz të komunave.
“Sipas vlerësimeve, diku 1,000 euro për kokë banori kapin shpenzimet për t’i plotësuar standardet e mjedisit jetësor, kjo, po që se dëshironi t’i plotësoni standardet e Bashkimit Evropian për mjedis jetësor, që nënkupton se përskaj financimit nacional, ne tani në veçanti iu mbështetemi fondeve të BE-së. Për këtë arsye e kemi me rëndësi që ta vazhdojmë rrugën për integrim në Bashkimin Evropian.”, - deklaroi ministrja e Ambientit Jetësor, Kaja Shukova.
Problemet lokale më së mirë i njohin autoritetet komunale, ndërkaq decantralizimi i politikave ndihmon në tejkalimin e tyre, vlerësuan folësit në konferencë.
“Partneriteti me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe me partnerët tjerë ndihmon që politikat dhe strategjitë nacionale të zhvendosen në nivel lokal, sepse njësitë lokale dhe komunat janë kryesorët në implementimin e këtij tranzicioni ligjor.”, - theksoi drejtori i Programit në “Ekosvest”, Zharko Koneski.
“Besojmë se nënshkrimi i kësaj deklarate do të jetë vetëm fillimi drejt ballafaqimit apo zgjidhjes së të gjithave problemeve me mjedisin jetësor, të cilat na i ka identifikuar raporti i Bashkimit Evropian.”, - u shpreh juristi, Bojan Tërpevski.
Rëndësia e kujdesit të mjedisit hapësinor është po aq i rëndësishëm sa vet zhvillimi ekonomik i shtetit dhe duhet të lëvizen si dy procese paralele, u tha me këtë rast.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
