MPB, Bushi takim me delegacionin e ODIHR-it
Zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi, ka realizuar takim pune me delegacionin e lartë të ODIHR-it...

Zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi, ka realizuar takim pune me delegacionin e lartë të ODIHR-it, të udhëhequr nga Keara Kastaldo, këshilltare e lartë për procese zgjedhore në Zyrën e OSBE-së.
Siç bëhet e ditur nga kabineti i Bushit, gjatë këtij takimi zëvendësministri shprehu falënderim për bashkëpunimin dhe përpjekjet që ODIHR-i sistematikisht bën me qëllim të realizimit sa më transparent të çdo procesi zgjedhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e angazhuar tërësisht që të mundësojë zgjedhje të drejta, demokratike dhe të sigurta, kurse monitorimi nga ODIHR-i do të jep një ndikim të rëndësishëm në promovimin dhe ruajtjen e standardeve demokratike gjatë procesit zgjedhor.
