Maqedoni

Shkup, sanksionohen 137 shoferë

01.02.2024 09:14

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik....

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
 
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 137 sanksione, prej të cilave njëzet e pesë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, katërmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, një gjobë për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, tre sanksione për kalim në semfor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.