Botë

Uashingtoni mbron krijimin e një shteti të pavarur Palestinez

01.02.2024 10:15

Uashingtoni angazhohet të avancojë paqen në Gaza duke nxitur një zgjidhje me dy shtete...

Uashingtoni angazhohet të  avancojë paqen në Gaza duke nxitur një zgjidhje me dy shtete përpara vizitës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Blinken në Lindjen e Mesme. 

Departamenti i Shtetit theksoi se ky nuk është një ndryshim në politikën e SHBA-ve. 
 
“Ne po ndjekim në mënyrë aktive krijimin e një shteti të pavarur palestinez me garanci reale sigurie për Izraelin, sepse besojmë se është mënyra më e mirë për të arritur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme për Izraelin, palestinezët dhe rajonin”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matju Miller. 
 
Kryeministri izraelit thotë se po bëhen përpjekje për të siguruar lirimin e pengjeve, por jo me çdo kusht. Ndërkohë luftimet vazhdojnë. Infrastruktura terroriste po shkatërrohet ndërsa kriza humanitare mbetet në fokus të bashkësisë ndërkombëtare.