Maqedoni

Taravari: Nuk jam takuar me Mickoskin në selinë e VMRO-së

01.02.2024 12:02

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka demantuar njoftimet e një dite...

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka demantuar njoftimet e një dite më parë për takim me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.
 
Në një njëftim të publikuar nga Taravari thuhet: “Informacioni i dalë dje në media me një veturë të parkuar në selinë e VMRO-së, është tentim për njollosje të figurës time. Unë asnjëherë nuk kam bërë dhe nuk bëj takime të fshehta sepse e llogaris politikën si një të mirë publike, prandaj edhe takimet mendoj se duhet të jenë publike. Ky fakt i dezinformatës më bëri të ndjehem keq për nivelin e gazetarisë e cila sot më shumë se kurë është më shumë sensacionale se sa profesionale. Përgjegjësia sociale e mediave si pushtet i katërtë është shumë e lartë, prandaj së bashku me një komunikim profesional të mundohemi të kontribojmë për shoqërinë ku jetojmë”, thekson kreu i ASH-së Arben Taravari.