Botë

Holandë, inflacioni në nivelin më të lartë në gjashtë muaj

01.02.2024 13:13

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Holandë u përshpejtua në janar në nivelin...

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Holandë u përshpejtua në janar në nivelin më të lartë në gjashtë muaj, sipas të dhënave të Byrosë Qendrore e Statistikave.
 
Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) u rrit 3,2% në terma vjetore, në janar, krahasuar me 1,2% në dhjetor.
 
Kjo është norma më e lartë që nga korriku i vitit 2023, kur çmimet u rritën me 4,6%.
 
Kostot për shërbimet u rritën me një ritëm më të shpejtë prej 4,8% në terma vjetore, në janar krahasuar me 4,1% një muaj më parë.
 
Rritja vjetore e çmimeve të artikujve ushqimorë u ul në 4,2% nga 5,3%.
 
Ndërkohë, rënia e çmimit të energjisë, përfshirë karburantin, u ul ndjeshëm në 2,2% nga 24,6%.
 
Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0,5% në muajin janar.
 
Inflacioni i bazuar në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, ose IHÇK, gjithashtu u rrit në 3,1% në janar nga 1,0% një muaj më parë.