Maqedoni

Ligji për nënpunës Administrativ, Konfederata e Sindikatave protest para Kuvendit

01.02.2024 15:10

Paralajërimet që Ligji për nënpunës Administrativ të kalojë në Kuvend me procedurë të shpejtë dhe me flamur Evropian...

Paralajërimet që Ligji për nënpunës Administrativ të kalojë në Kuvend me procedurë të shpejtë dhe me flamur Evropian ka nxitur reagimet e Sindikatave. Konfederata e Sindikatave të lira përmes protestave para Kuvendit fton deputetët që pa debat publik të mos votojnë këto ndryshime ligjorë, përmes së cilave do të shkurtohet e drejta e administratorëve për të harmonizuar pagat për vitin 2024. Nga muaji mars i këtij viti do të dëmtohet buxheti i punëtorëve administrativ për rreth 3000 denarë. Njoftojnë se ndryshimet ligjore do të prodhojnë grevë dhe protesta sespe me pagë minimale nuk mund të kërkohët administratë efikase. Ky ligj nuk parashikon reforma por favorizohet nepotizmin dhe jo profesionalizmin ,theksojnë nga Kofederateata e Sindikatave të Lira.
 
“Ajo që u takon sipas Ligjit për pagë minimale dhe nenit 8 nuk do ta marrin, këtë gjithë kohës po e kërkojmë edhe përmes grevave dhe protestave. Do të duhet që sërisht të dalim në rrugë dhe në mënyrë sindikale t’i realizojmë të drejtat tona. Këto ligje janë në rregull dhe nuk duhet më tej të ndryshohën por duhet të inplementohen. Secilit minisër i kemi ofruar ndihmë për t’i realizuar këto reforma por duhet vullnet politik dhe jo gjithnjë kur përmenden reformat politikanëve ju kujtohet të miratojnë ligje të reja.”, tha Bllagoja Rallpovski, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lira.
 
Edhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe SPOGJ ka shprehur revolën e tyre. Sias tyre gjithmonë kur bëhet fjalë për interesat e puntorëve ligjet miratohen me procurë të shpejtë pa dialog social dhe pa debat publik. Ata insistojnë që gjatë debatit në Komisionet kuvendore të kenë dhe përfaqësuesin e tyre.
 
Sipas Ministrit të informatikës dhe Administratës, Azir Aliu Ligji ka metodologji të re të përllogaritjes së pagave dhe se shumica parlamentare nuk përshpejton në miratimin e tij para zgjedhjeve. Ka theksuar se këto Ligje janë mbështetur nga Bashkësia ndërkombëtare dhe BE dhe se bëhët fjalë për ligje evrpiane, reformuese dhe shumë të rëndësishmë. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI