Maqedoni
Sanksionimi i zyrtarëve të “listës së zezë”, SHBA përkrah luftën kundër korrupsionit
01.02.2024 15:26
Reformat institucionale dhe ligjore rrisin transparencën në vend dhe janë të mirëseardhura edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut...

Reformat institucionale dhe ligjore rrisin transparencën në vend dhe janë të mirëseardhura edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut por edhe për bashkësinë ndërkombëtare, ka deklaruar për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, duke u prëgjigjur në pyetjen për iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme që të sanksionohen edhe në vendin tonë personat dhe subjektet që janë vendosur në listën e zezë të SHBA-së. Uashingtoni i siguron mbështetje të fuqishme Shkupit në përpjekjet për të kërukar përgjegjësi nga ata që e keqpërdorin besimin e publikut për përfitime personale.
“Edhe pse nuk komentojmë për legjislacionin që pritet, ne përshëndesim dhe mbështesim fuqishëm të gjitha përpjekjet për hetim të aktiviteteve të dyshuara kriminale korruptuese, dhe të mbajnë përgjegjësi ata që e keqpërdorin besimin e publikut për përfitime personale. Reformat institucionale dhe ligjore që rrisin transparencën dhe forcojnë luftën kundër korrupsionit do të mirëpriteshin jo vetëm nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.”
Qeveria tashmë ka miratuar ndryshimet e ligjit për masa restriktive të propozuar nga Minsitria e Jashtme. Aktet juridike të SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar do të shërbejnë si bazë për vendosjen e masave restriktive si dhe hapa konkret të cilët i ndërmerr shteti pas përcaktimit të këtyre masave. Nëpërmjet ndryshimeve ligjore, masat restriktive synojnë të përfërcojë luftën kundër korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare si dhe kërcënimeve hibride ndaj shtetit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
