Maqedoni

VMRO-DPMN: Kovaçevski ia dhuroi shtetin BDI-së

01.02.2024 15:40

Kryeministiri teknik Talat Xhaferi shkas për përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së...

Kryeministiri teknik Talat Xhaferi shkas për përplasje mes  LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Nga partia e Mickoskit kritikojn Xhaferin se pas marrjes së postit Kryeministër nuk ka bër asgjë produktive përveç shëtitjeve me makin zyrtare. Fajin për këtë joproduktivitet të Kryeministrit VMRO-DPMNE thotë se e ka Kovaçevski, i cili për pak pushtet ja ka shitur shtetin BDI-së. 
 
“Të gjitha këto i lejoi servili Kovaçevski, i cili ia bëri dhuratë BDI-së shtetin, vetëm për të shtyrë edhe disa ditë në pushtet. Me të drejtë qytetarët mendojnë se e kanë humbur vendin. Kjo do të ndryshojë menjëherë pasi VMRO-DPMNE të marrë pushtetin, Maqedonia do t'i kthehet popullit.”, thuhet në komunikatën me shkrim të VMRO-DPMNE-së. 
 
LSDM: Ministrat tuaj u përkulën para Xhaferit
 
Sipas LSDM-së, VMRO-DPMNE duhet tu kërkoj falje qytetarëve sepse vazhdimisht i gënjen dhe mashtron. Për Mickoskin nuk kanë rëndësi qytetarët, por ulëset dhe qeveria, thonë nga LSDM. 
 
“A nuk ishte e vetmja kërkesë që BDI të mos ishte pjesë e Qeverisë? Dhe tani DPMNE u ul në Qeveri me BDI-në. Ministrat e DPMNE-së u përkulën para Talat Xhaferit. Tash, pishman Mickoski, le t'ua shpjegojë qytetarëve, por edhe anëtarëve të tij nga DPMNE-ja, se si tash befas mund të jetë në Qeveri me BDI?”, reagojn nga LSDM. 
 
Sipas tyre pasi VMRO–DPMNE ka hyr në Qeverinë teknike, asgjë nuk vlen, nuk ka asgjë nga veprimet që paralajmeronin se do t’i bëjn nëse janë në pushtet.
 
SANIJE DURAKU