Maqedoni

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, Mitreski: 14 shkurt, shpallja e zgjedhjeve

01.02.2024 15:55

14 shkurti pritet të jetë data e shpalljes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në vend....

14 shkurti pritet të jetë data e shpalljes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në vend. Për këtë flet kryeparlamentari Jovan Mitreski, sipas të cilit, shpallja e zgjedhjeve do të jetë sipas afateve të parashikuara zgjedhore, në përputhje me kushtetutën.
 
“Në përputhje me kushtetutën, shpallja e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare është 70 deri në 90 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve. Do të veprojë në përputhje me këto ditë të parapara. Ne veçmë bëmë një kalendar me afate se çka duhet të ndodh në procesin zgjedhor dhe rreth datës 14 shkurt do të shpallen zgjedhjet. Dua të them se veprimet e mia do të jenë në përputhje me kushtetutën.”, tha Jovan Mitreski, kryeparlamentar.
 
Ndërkohë kuvendi deri më 4 prill do të punojë me kapacitet të plotë, kur edhe nis fushata për president të shtetit. Megjithë funksionimit të komisioneve, komisioni për zgjedhje dhe emrime ka ngecur në zgjedhjen e antarit të KSHZ-së, i pretenduar sikurse nga opozita shqiptare poashtu edhe nga partija e Arjanit Hoxhës. Mitreski edhe përkundër konsultave me opozitën nuk ka dhënë përgjigje konkrete se si do të veprojë në plotësimin e këtij vendi vakant në KSHZ, apo ndoshta ky trup zgjedhor do të vijojë së funksionuari i pakompletuar. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prill, ndërkaq më 8 maj do të përputhet raundi i dytë i presidencialeve me rrethin e parë të parlamentareve.
 
MERALE ISMAILI