Maqedoni

Kollaemirë, mjekët apelojnë për rritjen e imunizimit

01.02.2024 16:25

“Kollaemirë” vazhdon të shqetësojë pa përjashtim të gjitha vendet e rajonit....

“Kollaemirë” vazhdon të shqetësojë pa përjashtim të gjitha vendet e rajonit. Autoritetet tona shëndetësore në këto momente po japin maksimum për t’i kuruar të gjithëpаcientët të diagnostifikuar me „kollën emirë„. Deri në këto momentevetëm 7 pacientë janë diagnostikuar me kollin e keq. Mjekët thonë se të rrituritkolliten pa ndalur rreth dy minuta, ndërsa fëmijëvemë të vegjël u ndalohet frymëmarrja dhe kjo është ajo që i brengosdhe shqetëson ata. Në spitalin e fëmijëve në Kozle për fat të mirë është duke u kuruar edhe fëmija i fundit me “koll të mirë”. Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Pavarësisht kësaj, pediatrja dhe njëherët imunologia Katerina Stavriq thotë se “kolli i mirë” rrezikon më sëshumti të vegjëlit. Andaj ajo apelon për kujdes dhe vëmëndje të shtuar. 
 
“Fëmijëve u është vështirësuar frymëmarrja dhe së bashku me kollin e keq atyre u shkaktohet ndërprerrja e frymëmarrjes, kanë apnea të herëpashershme dhe njëherit ndalojnë edhe të ngrënurit. Në disa raste ku është diagnostifikuar kolli i mirë, poashtu truri i fëmijëve të vegjël apo të sapolindurëve mund të mbetët pa oksigjen. Këto janë gjendje më të rënda klinike të cilët mund ti shohim tek fëmijët të cilëve janë diagnostifikuar me kollin e mirë.”, tha Katerina Stavriq, pediatre.
 
Pediatrët thonë se simptomat më të zakonshme të “kollit të mirë” janë pothuajse të njëjtat si ato të ftohjes, me rrjedhen e hundës, kollitjen dhe temperaturë të lartë të herëpashershme. Stavriq nuk ka mëdyshje se shkaku kryesor i përhapjes së virozave dhe kollitjeve të rënda të cilët pasqyrohen me gjendjen më të rëndë klinike janë për shkak të iminuizimit të ulët të fëmijëve.
  
Nga Komisioni për Sëmundje Infektive thonë po ndjekin situatën në vend me kollin e mirë. Thonë se nuk ka vend për panikë dhe shqetësim dhe se gjatë javës së ardhshme do të përcaktohen ndoshta edhe hapat e ardhshme që do të ndërmerren lidhur me kollin e keq. Në Serbi  nga “Kolli i mirë” humbën jetën 4 fëmijë. 
 
REXHEP QAMILI