Maqedoni
Lufta ndaj korrupsionit, LEN: Xhaferi pa kompetenca kundër krimit
01.02.2024 16:50
Opozita shqiptare ka vënë në dyshim kompetencat e kryeministrit Talat Xhaferi...

Opozita shqiptare ka vënë në dyshim kompetencat e kryeministrit Talat Xhaferi për të luftuar krimin dhe korrupsionin ashtu siç është deklaruar pas zgjedhjes së tij në krye të ekzekutivit. Lëvizja Europiane për Ndryshim kërkon angazhim më të madh për zbardhjen e rasteve që në opinion kanë ngjallur dyshim për korrupsion.
“LEN nuk ka asnjë iluzion se një Kryeministër me mandat teknik nuk ka as kompetenca e as fuqi por as legjitimitet për të adresuar apo për të zgjidhur cilëndo nga këto tema aktuale. Emërimi i tij ishte vetëm formalitet në tentim për të mbuluar krimin dhe korupsionin dhe kapjen e shtetit nga klika e kazino-klanit. Zullumin që BDI-ja, Llotaria, Eurovia janë duke ushtruar ndaj qytetarëve, shqiptarët janë lodhur me forma, mashtrime, iluzione se dicka vërtet ka ndryshuar në jetën e tyre me Talatin Kryeministër Teknik.”, tha Astrit Iseni nga LEN.
