Botë

Uashingtoni insiston të avancojë paqen në Gazë

01.02.2024 17:17

Uashingtoni insiston të avancojë paqen në Gaza duke nxitur për një zgjidhje mes dy vendeve...

Uashingtoni insiston të avancojë paqen në Gaza duke nxitur për një zgjidhje mes dy vendeve përpara vizitës së sekretarit të SHBA-së Blinken në Lindjen e Mesme. Departamenti i Shtetit tha se kjo nuk paraqet ndryshim në politikën amerikane.
 
“Ne po ndjekim në mënyrë aktive krijimin e një shteti të pavarur palestinez me garanci reale sigurie për Izraelin, sepse besojmë se është mënyra më e mirë për të arritur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme për Izraelin, palestinezët dhe rajonin.”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mathju Miler.
 
Netanjahu: Përpjekje për lirimin e pengjeve
 
Kryeministri izraelit thotë se po bëhen përpjekje për të siguruar lirimin e pengjeve, por jo me çdo kusht.
 
“Ne po punojmë për të arritur një kornizë shtesë për lirimin e robërve tanë, por theksoj: jo me çdo kusht. Unë kam vija të kuqe - ne nuk do ta përfundojmë luftën, nuk do ta heqim ushtrinë nga Rripi i Gazës dhe nuk do të liroj mijëra terroristë.”, tha kryeministër i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
 
Luftimet vazhdojnë. Infrastruktura e Hamasit po shkatërrohet. Izraeli pretendon se ka eliminuar dhjetëra terroristë në jug të Kan Junis - qendra kryesore e luftimeve. 
 
Borel: Puna e UNRVA-së e rëndësishme 
 
Kriza humanitare mbetet në fokus të bashkësisë ndërkombëtare. Pasi Izraeli bëri thirrje për pezullimin e UNRVA-së dhe një listë të gjatë të vendeve që anuluan fondet, Ministri i Jashtëm Borel bëri thirrje për mbështetje për organizatën.
 
“Është shumë e rëndësishme që puna e UNRVA-së të vazhdojë. Hetimi duhet të kryhet, por ne nuk duhet të ndëshkojmë popullin palestinez.”, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme Josep Borrell.
 
Në të njëjtën kohë, aktivistët pa pengje po bllokojnë kamionët me ndihma që të largohen nga porti i Ashdod në rrugën për në Gaza.
 
FITORE DEMOLLI