Futboll

Kumbulla huazohet tek Sassuolo

01.02.2024 15:22

Marash Kumbulla është zyrtarisht një lojtar i skuadrës së “Sassuolos”...

Formula e transferimit të futbollistit të kombëtares shqiptare është ajo e huazimit për gjashtë muaj.  Mbrojtësi 23-vjeçar ka firmosur kontratën 6 mujore që do ta lidhi me klubin e “Sassuolos”.
 
Kumbulla, i cili vjen nga një dëmtim, nuk luan prej majit 2023, ndërsa tashmë “Roma” ka vendosur që në bashkëpunim edhe me lojtarin ti besojnë “Sassuolos” riaftësimin e plotë të qendrëmbrojtësit në pjesën e mbetur te sezonit.
 
Vetë qendrëmbrojtësi shpreson që duke patur më shumë hapësira për t’u aktivizuar, do të ketë mundësi të bindi trajnerin e kombëtares shqiptare, Sylvinio për ta grumbulluar në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, që nisin në muajin qershor. Kësisoj, 23-vjeçari në këtë pjesë të mbetur të sezonit do jetë në garë me kohën për të rifituar fanellën kuqezi.