Futboll
Liverpool demoloi Chelsea, për Klopp fitorja e 200
01.02.2024 16:04
Në kryendeshjen e javës së 22-të, të Premier Ligës skuadra e Liverpool në Anfield...

Në kryendeshjen e javës së 22-të, të Premier Ligës skuadra e Liverpool në Anfield me rezultatin 4:1 e mundi Chelsea. Kjo ishte fitorja e 15-të sezonale për të “kuqt”.
Liverpool mban një distancë prej pesë pikësh në vendin e parë nga ndjekësi më i afërt me një fitore të rehatshme ndaj Chelsea.
Liverpool tani do të përballet me Arsenalin në Emirates të dielën, në një ndeshje që mund të jetë vendimtare në garën për titull. Për trajnerin e Liverpool Jürgen Klopp, kjo ishte fitorja e 200-të, në Premier Ligë.
