Maqedoni

Shkup, sanksionohen 153 shoferë

02.02.2024 09:02

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik....

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
 
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 masa, nga të cilat 16 sanksione për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për kalim në semfor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), shtatë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe katër dënime për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë