Maqedoni

Parashikimi i motit

02.02.2024 09:27

Moti parashikohet me vranësira në pjesën e parë të ditës si dhe erë të përforcuar nga drejtimi verior (mbi 60 km/h)....

Qarkullimi anticiklonar si dhe masat ajrore të thata që kanë përfshirë territorin tonë do të bëjë që edhe dita e sotme të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me alternime vranësirash në pjesën e parë të ditës si dhe mot i kthjellët në të gjithë territorin pas orëve të mesditës. Do të fryjë dhe erë, përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore e përforcuar nga drejtimi verior (mbi 60 km/h). 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 2°C, ndërsa ajo maksimale prej 4 deri në 13°C.
 
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe diell, do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9°C.