Botë
Mahmud Buhari fitoi në zgjedhjet presidenciale në Nigeri
01.04.2015 09:33
Ish lideri i huntës ushtarake nigeriane, gjenerali Mahmud Buhari, fitoi në zgjedhjet presidenciale në Nigeri...

Presidenti i deritanishëm, Guldak Xhonatan ia uroi fitoren rivalit të tij politik, pasi Buhari siguroi kryesim të sigurtë prej më shumë se dy milionë votash.
Fitorja e Buharit paraqet moment të rëndësishëm në historinë e Nigerisë, sepse asnjëherë deri tani asnjë president i këtij vendi nuk ka humbur në zgjedhje.
Mahmud Buhari ka 72 vjet. Ai është mysliman me origjinë nga veriu i vendit.
Simpatizuesit e tij dhe aktivistët e opozitës dolën mbrëmë në rrugët e Abuxhës, si dhe në qytetet e tjera, ta festojnë fitoren, por nga shtabi zgjedhor i Buahrit u dërgua kumtesë në të cilën u bëhet thirrje të gjithëve "qetë dhe me dinjitet" ta festojnë fitoren e zgjedhjeve.
Zëdhënësi i presidenti të ri, njoftoi "ulje të shpejtë dhe dramatike "të tensioneve në Nigeri./mia
