Maqedoni
Ndryshimet në ligjin për masa restriktive, tërhiqen nga procedura kuvendore
02.02.2024 11:01
Qeveria tërhoqi nga procedura kuvendore ndryshimet në Ligjin për masat kufizuese...

Qeveria tërhoqi nga procedura kuvendore ndryshimet në Ligjin për masat kufizuese, për politikanët e korruptuar që janë në listat e zeza të ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, të cilat ish-kryeministri Kovaçevski i nënshkroi ditën e fundit para dorëheqjes.
Nga Qeveria thonë se duhet miratim i ri administrativ i vendimit, gjë që do të ndodhë në seancën e ardhshme, pas së cilës ndryshimet shkojnë sërish në Kuvend. Paraprakisht, Ministria e Drejtësisë, por edhe kryeministri aktual teknik Xhaferi, kanë shprehur qëndrim negativ ndaj ndryshimeve.
