Botë
Konflikti izraelito-palestinez, Hamasi, sinjale pozitive për propozimin e armëpushimit
02.02.2024 11:22
Komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të ulë tensionet në Lindjen e Mesme...

Komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të ulë tensionet në Lindjen e Mesme, ndërsa më shumë vende kërkojnë një zgjidhje me dy shtete. Pas qëndrimit të Shteteve të Bashkuara, edhe Britania e Madhe beson se kjo është një zgjidhje për paqe afatgjatë, por jo për derisa Hamasi është aktiv në Gaza.
Që kjo të ndodhë, nevojiten shumë hapa, duke përfshirë largimin e liderëve të Hamasit nga Gaza, sepse nuk mund të keni një zgjidhje me dy shtete me Gazën ende të kontrolluar nga njerëzit përgjegjës për 7 tetorin,", tha ministri për Punët e Jashtme të Britanisë së Madhe, Dejvid Kameron.
Hamasi dha sinjalet e para pozitive për propozimin francez për një pauzë humanitare dhe shkëmbim pengjesh me të burgosur, njoftoi Katari. Grupi militant thotë se ka marrë një propozim për një armëpushim të tre fazave, duke përfshirë një pauzë gjashtë-javore në luftime. Sipas autoriteteve izraelite, 132 pengje ende mbahen në Gaza dhe 27 prej tyre besohet të janë të vdekur.
