Maqedoni

Shkupi, qyteti i pestë më i ndotur në botë

02.02.2024 12:05

Shkupi radhitet sërish ndër qytetet më të ndotura në botë me indeks të cilësisë së ajrit 162...

Shkupi radhitet sërish ndër qytetet më të ndotura në botë me indeks të cilësisë së ajrit 162. Ndotja e ajrit në kryeqytet aktualisht është e dëmshme për shëndetin dhe Shkupi është në vendin e 5-të, sipas radhitjes së Aj Kju Ejër.
 
Përqendrimi i grimcave pm 2,5 në Shkup është aktualisht 15,4 herë më i lartë se vlera vjetore e udhëzimeve të OBSh-së për cilësinë e ajrit. I pari në listë këtë mëngjes ishte kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinës, Sarajeva, me një indeks të cilësisë së ajrit prej 212. Të dhënat e fundit të Ministrisë së Mjedisit tregojnë  se 45% e ndotjes së ajrit shkaktohen nga ngrohja e amvisërive me dru të lagur dhe me dru të lyer, por sipas ekspertëve, problemi nuk vjen vetëm nga druri si lëndë djegëse, por edhe nga furrat që përdoren për djegie të këtyre lëndëve.