Botë

Të paktën 14 të vdekur në shpërthimin e një cisterne me benzinë në Meksikë

01.04.2015 09:38

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën, ndërsa 20 janë lënduar, dje në shpërthimin e një cisterne me benzinë në shtetin federal jugor meksikan Tabasko...

Agjencia kombëtare për mbrojtje civile kumtoi se cisterna me 60 mijë litra benzinë, të enjten e kaluar ka dalë nga rruga mes qyteteve Vilarmosa dhe Koacakoalkos.
 
Pas fatkeqësisë banorët lokalë kanë filluar të marrin karburant nga cisterna, përkundër paralajmërimeve të autoriteteve që të mos i afrohen vendit.
 
Në shpërthim kanë humbur jetën 14 persona në vendngjarje, ndërsa 20 janë lënduar./mia