Ekonomi

Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës

02.02.2024 13:55

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,52 % në raport me vendimin e datës 29.1.2024.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI I(EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) do të rritet për 2,00 denarë për litër dhe do të jetë 78,50 denarë për litër.
 
Nga data 3.2.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 79,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 81,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 78,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 76,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 41,439 (denarë/kilogram)