Maqedoni

Ndotja e ajrit, sot Shkupi radhitet në vendin e tretë në botë

02.02.2024 16:40

Shkupi po ballafaqohet me një sfidë të vazhdueshme ndotjen e ajrit...

Shkupi po ballafaqohet me një sfidë të vazhdueshme ndotjen e ajrit. Sot, qyteti është shënuar si një ndër vendet me ajër më të ndotur në botë, duke e vënë në një situatë alarmante për shëndetin publik dhe ambientin. Përqendrimi i grimcave PM janë shqetësuese, 16 herë mbi kufirin e lejuar, duke rritur rrezikun për shëndetin e qytetarëve. 
 
“Vetëm era e pastron tani, që të marrim frymë më mirë.”, - u shpreh një qytetare.
 
“Unë i shmangem daljes jashtë, por kur duhet të dalësh, patjetër se duhet.”, - tha një qytetar.
 
Ndërkaq, shoqëria civile, ekspertët dhe aktivistët mjedisorë kanë ngritur zërin për hapa të menjëhershëm dhe të mëdha për të adresuar ndotjen e ajrit në qytet. Ata propozojnë një fokus mbi burimet e rinovueshme të energjisë, përmirësimin e teknologjive për kontrollin e ndotjes së ajrit nga industritë, si dhe mbështetje për familjet dhe masat tjera që mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
 
“Prandaj çdo vit kemi një problem kaq të zakonshëm sa shpesh politikanët thonë se duhet zgjidhur, por akoma nuk kanë filluar ta zgjidhin këtë problem, e lëre më të bëjmë disa hapa përpara për burimet e rinovueshme të energjisë, për kontrollin më të mirë të ndotjes së ajrit nga industritë, për të ndihmuar familjet dhe të gjitha masat e tjera.”, - deklaroi Eko-Aktivisti, Gorjan Jovanovski.
 
Në botë, rreth 7 milionë njerëz vdesin çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur.
 
SEDAT SELIMI