Maqedoni
Xhaferi takoi Ageler: RMV-ja mbetet e përqendruar në agjendën evropiane
02.02.2024 16:58
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, priti sot në takim edhe ambasadoren e ShBA-së në Shkup, Angela Ageler.
Xhaferi tha se Maqedonia Veriore mbetet e përqendruar ndaj obligimeve në lidhje me NATO-n dhe agjendën evropiane.
“Partnerët tanë strategjikë, ShBA-ja, përmes ambasadores Angela Ageler, e theksuan rolin veçanërisht të rëndësishëm të dialogut të filluar strategjik, i cili do të kontribuojë për thellimin plotësues të marrëdhënieve tona. Mbetemi të përqendruar ndaj obligimeve në lidhje me NATO-n dhe në agjendën tonë evropiane.”, thuhet në njoftimin nga kabineti i kryeministrit, Talat Xhaferi.
