Botë

Vazhdojnë bombardimet izraelite në Gazë, 112 të vrarë dhe 148 të plagosur në 24 orët e fundit

02.02.2024 17:40

Vazhdojnë bombardimet izraelite mbi Rripin e Gazës...

Vazhdojnë bombardimet izraelite mbi Rripin e Gazës. 112 palestinezë kanë mbetur të vrarë në 24 orët e fundit dhe 148 janë plagosur. Një banorë i Gazës tregon se si gjeti trupat e të afërmve të tij, të cilët u vranë gjatë pushtimit të kampeve të refugjatëve nga forcat izraelite. Ai thotë se iu desh t'i transportonte me një karrocë të tërhequr nga gomari në Spitalin “Al-Aksa” në Deir al-Balah, sepse forcat izraelite penguan ekuipazhet e ambulancës të hynin në kamp.
 
"Shkuam në njësinë e ambulancës dhe urgjencës në spital dhe në recepsion. Ne i kërkuam që të jepnin ndihmën e parë ose të dërgonin një ekip mjekësor për të ndihmuar në tërheqjen e dëshmorëve. Fatkeqësisht, ata refuzuan dhe thanë se nuk kanë mundësi dhe se na ndalohet të dalim kudo. Unë dhe kushërinjtë e mi shkuam dhe morëm një karrocë gomari, siç e shihni, dhe shkuam në shtëpi. Ishin shumë dëshmorë në tokë, rrënime të mëdha. Nxorëm 11 trupa nga rrënojat, rreth 16 trupa të tjerë janë brenda.”, - u shpreh Saed Mansur.
 
OBSh: Njerëzit në Gazë vdesin edhe nga uria
 
OBSh-ja ka shprehur shqetësime për kequshqyerjen në Gazë. Përfaqësuesi i OBSh-së, Rik Pepekor, tha se askush nuk është i sigurt për shkak të urisë ekstreme në Gazë. Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gazë përballen me kushte katastrofike të urisë.
 
“Ne nuk kemi ngrënë ushqim në ditët e fundit dhe fëmijët po vdesin nga uria.”, - theksoi qytetarja e zhvendosur nga qyteti i Gazës, Shahira Mekdad. 
 
“Ne kemi fëmijë, të sëmurë dhe të moshuar, të gjithë meritojnë mbështetje. Lutemi që situata të përmirësohet dhe të ketë një pauzë humanitare, sepse vdekjet vijnë edhe nga uria, jo vetëm nga lufta.”, - tha Heba el-Semeri.
 
UNRWA ka ndërprerë ndihmat humanitare në Gazë, për shkak të ndërprerjes së financave nga vendet e BE-së.
 
“Shumë fëmijë u sëmurën në luftë. Nuk ka pastërti apo kujdes. A do të na braktisë UNRËA? Nëse kjo ndodh, do të ketë zi buke dhe vdekje urie. Na duhen batanije dhe dyshekë, sepse është ftohtë. Ne kemi nevojë për gjithçka. Ne kemi nevojë për veshje për fëmijët tanë.”, - u shpreh Safeja el-Loh.
 
“Si persona të zhvendosur, ne jemi plotësisht të varur nga shërbimet që ofron UNRWA gjatë përshkallëzimit aktual dhe të vazhdueshëm, 99 për qind e personave të zhvendosur mbështeten në ndihmën e ofruar nga UNRËA. Së dyti, disa njerëz këtu kanë sëmundje kronike dhe kanë nevojë për trajtim pothuajse çdo ditë. Ky trajtim pothuajse është ndalur.”, - theksoi Mohamed Abu Kamash. 
 
Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ku të paktën 27,131 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe 66,287 të tjerë janë plagosur që nga 7 tetori.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU