Botë
Kufiri jugor në Teksas, pengesë për procesin parazgjedhor
02.02.2024 18:03
“Na e ktheni kufirin”! Kjo është përkrahja nga qytetarët e Bimontit amerikan që i jepet kolonës së kamionëve

“Na e ktheni kufirin”! Kjo është përkrahja nga qytetarët e Bimontit amerikan që i jepet kolonës së kamionëve që drejtohet drejt qytetit Juma. Flamujt amerikanë valëviten përgjatë autostradës, me ç’rast kërkohet mbyllje e plotë e kufirit me Meksikën.
"Jam betuar se do t’i mbroj Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga të gjithë armiqtë, të huaj dhe vendas. Ai betim tani po zgjerohet. Unë jam këtu për ta mbrojtur atë, për t'i shërbyer vendit tim deri sa të vdes.”, - u shpreh Veronika Suri nga OJQ “Na e ktheni kufirin”.
“Zëri ynë duhet të dëgjohet. Sipas amendamentit të parë të Kushtetutës, ne kemi mundësinë ligjore të mblidhemi, për shkak të shqetësimeve tona për veprimet e Qeverisë.”, - theksoi Brus Popi nga OJQ “Na e ktheni kufirin”.
Sindikatat e 11 shteteve amerikane të sindikatës më të madhe të kamionistëve, "Timsters", po lëvizin drejt kufirit të Amerikës Jugore. Situata u politizua, pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi shembjen e qindra kilometrave të murit kufitar nga Meksika. Votat e meksikanëve që jetojnë në ShBA janë gjithashtu në lojë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
“Unë do t'i ofroj Teksasit mbështetjen time të plotë, do të vendos ushtrinë dhe policinë në kufirin, ku kemi ndërtuar 500 milje gardh dhe tani ata po e shembin. Kjo është e mirë për politikën e tyre. Demokratët kanë nevojë për votën e amerikanëve me prejardhje spanjolle, por ne që do të mbyllim hermetikisht kufirin, jo. Ne qëndrojmë mirë, edhe pa ata.”, - deklaroi kandidati republikan për President të Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp.
Vetëm në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, pas shembjes së murit nga Meksika, më shumë se 600 mijë emigrantë kanë hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.
FLUTURA LATIFI
