Maqedoni

Një person nga Ohri ka sulmuar një punonjës të Shërbimit të Urgjencës

02.02.2024 18:29

Dje në ora 19:20 në rrugën “Dimitar Vlahov” në Ohër, zyrtarë policorë nga SPB Ohër...

Dje në ora 19:20 në rrugën “Dimitar Vlahov” në Ohër, zyrtarë policorë nga SPB Ohër kanë ndaluar S.D.(57) nga Ohri.
 
Ai dyshohet se paraprakisht e ka sulmuar fizikisht një punonjës të Shtëpisë së Kujdesit Shëndetësor në ambientet e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore në Ohër.
 
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës.