Kumanovë, vazhdon trendi i rritjes së dhuruesve të gjakut
03.02.2024 12:59
Në Institutin për Mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë...

Në Institutin për Mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë, vazhdimisht dhe pandërprerë po rrjedh procesi i dhurimit të gjakut nga njerëz human të cilët rregullisht dhurojnë gjak, që bën që situata të jetë stabile.
Ekipi ynë vizitoi këtë institut me qëllim që për nga afër të shohim se si po rrjedhë procesi dhe puna e këtij instituti human. Mirëpo edhe pse mbulon një territor prej rreth 200 mijë banorë, me sukses arrijnë të kryjenë shërbimet për të cilat janë të autorizuar.
“Jemi një shërbim ku numri i të punësuarve komplet është, mjek, biokimist dhe laborant gjithësej 13 por që mbulojmë një territory ku gravitojnë disa komuna me rreth 200 mijë banorë që do thotë se proporcionalisht jemi shumë pak në numër në krahasim me numrin e pacientëve dhe gjakë dhuruesve që mbulojmë sepse është një organizim i tillë që në pamundësi për të funksionuar edhe në qendra të tjera si në Kriva Pallankë e Kratovë vijnë gjakdhuruesit dhe shërbimet ne i kryejmë këtu, pra kemi një mbingarkim në punë por që me ndihmën e ekipit tim ja dalim për mrekulli” - tha Dr. Driton Bilalli nga Instituti për mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë.
Dr. Driton Bilalli, gjithashtu na njoftoi se kohëve të fundit vazhdimisht ka rritje të numrit të qytetarëve që vijnë për të dhuruar gjak.
“Numri i gjakë dhuruesve është në rritje vazhdimisht, është i kënaqshëm, interesante është sepse kohëve të fundit kemi ngritje të numrit të gjakë dhuruesve të gjinisë femërore që më herët ishte më i ulët dhe tashë me këtë numër të gjakë dhuruesve mund të them me siguri të plotë se i mbulojmë gjitha kërkesat për Kumanovë, komunat për rreth bile edhe më gjerë” - deklaroi Dr. Driton Bilalli nga Instituti për mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë.
Instituti për Mjekësi të Transfuzionit në Kumanovë pëderisa vite të tëra funksionon pa asnjë problem, shqetësimin dhe numrin më të ulët të dhuruesve të gjakut e hasi gjatë periudhës së Pandemisë së Korona Virusit, kur aksionet për dhurimin e gjakut ishin ndërprerë për shkak të mos përhapjes së virusit. (Fatlum Aqifi, TVM2)
