Tetovë, rritet çmimi i ujit të pijshëm

03.02.2024 13:54

Këshilli i komunës së Tetovës...

Këshilli i komunës së Tetovës në seancën e fundit solli vendim për të rritur çmimin e ujit të pijshëm për qytetarët e Tetovës. Qytetarët e Tetovës  do të paguajnë më shtrenjtë për çmimin ujitë të pijshëm, kanalzimimit edhe mbeturinave. 
 
Në vend të 16,08 denarë për metër kub ujë, amvisëritë tani do të paguajnë 21,5 denarë për ujin e pijëshëm të konsumuar. 
 
Kreu i këshillit komunal Besar Durmishi, rritjen e çmimit e arsyeton që sipas Durmishit komisioni rregullator për energjetikë përcakton çmimin.
 
"Për çmimet e ujësjellësit pra do të ketë rritje të çmimeve ku është vendosur nga komisioni  rregullator." - tha Kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës, Besar Durmishi. 
 
Kanë reaguar edhe nga opozita në Tetovë, Këshilltari i BDI-së, Liridon Disha, përmes një komunikate me shkrim ka theksuar  se udhëheqësia aktuale e komunës ka rritur çdo çmim ku ata vendosin.
 
"Udhëheqësia aktuale e Komunës së Tetovës në bashkëpunim me VMRO-DMPMNE dhe Alternativën votuan rritjen e çmimit të grumbullimit të mbeturinave dhe ujit të pijshëm. Kjo nënkupton se fakturat tuaja do të jenë më të shtrejnta ndërsa shërbimi do jetë i njëjtë si deri më tani, qyteti përplot me mbeturina dhe me restrikcione të ujit të pijshëm. Kjo udhëheqësi edhe njëherë e dëshmoi se nuk e meriton mbështetjen e qytetarëve për arsye se përveç rritjes së çmimit të faktuarve të shërbimeve komunale, rriti çmimet e parkingjeve, taksës komunale, vendos çmimore për pishinën e qytetit dhe rriti çmimin e ndriçimit publik." - thuhet në Komunikatën me shkrim të lëshuar nga Këshilltari i BDI-së, Liridon Disha. 
 
Përndryshe nga KRRE për vitin 2024 2025 2026 e ka çmimoren në 20.90 denarë bordi drejtues i ndërmarrjes në Tetovë ka propozuar që çmimi të jetë 21.50 denar.  Ndërkohë edhe pse NPK Tetova u nda në disa ndërmarrje, përsëri të punësuarit e NPK janë pa rroga gati tre muaj. (Visar Sadiki, TVM2)