LSDM akzuon DPMNE-në, nuk bindën një Ambasadë, e jo më të ndryshojnë kornizën negociuese

03.02.2024 15:43

Çdo ditë në Qeverinë teknike...

Çdo ditë në  Qeverinë  teknike tregohet  fytyra  e rrejshme e  DPMNE-së thonë nga LSDM. Një gjë e thonë  dhe  tjetër gjë bëjnë qëkur janë bërë pjesë e Qeverisë. Publikisht ministri i Punëve të Brendshme nga DPMNE ka deklaruar se nuk kanë arritur ta bindin ambasadën e Greqisë fqinje.  
 
Janë ata të njëjtët që thanë se mund të ndryshojnë një marrëveshje ndërkombëtare, se mund të ndryshojnë edhe propozimin francez dhe kornizën negociuese, por këto janë mite të rrjeshme tone nga LSDM ja. 
 
"Një ambasadë  DPMNE- nuk mund të bindë dhe jo 27 shtete anëtare të BE-së për të ndryshuar kornizën negociuese. Një tjetër mit i krijuar rrejshëm, një e pavërtetë është zbardhur plotësisht. Ajo që thamë është vërtetuar. Ne kemi marrëveshjen më të mirë që mund të merrnim,  sepse korniza e negociatave është miratuar dhe pranuar nga 27 shtete anëtare të BE-së." - tha Darko Kaevski nga LSDM. 
 
VMRO DPMNE me replikë, LSDM krenohet me diktatin bullgar
 
Por nga VMRO-DPMNE thonë se me mosbesim dëgjojmë se si LDS krenohet me diktatin bullgar dhe si do të  ndryshohet i njejti  do ta shohin pas 8 majit. Diktati bullgar që Maqedonia e pranoi për shkak të qeverisjes së dobët është gjëja më e keqe që vendi ka pranuar ndonjëherë akuzojnë nga VMRO DPMNE. 
 
"VMRO-DPMNE nuk pajtohet me diktatin bullgar dhe ai duhet të ndryshohet dhe Maqedonia të marrë një pozicion më të mirë, është për t'u habitur se si një parti mund të krenohet me disfatat e vendit të saj, edhe nëse ajo parti ështe LSD. Nga ana tjetër, e kuptojmë pse Kaevski del dhe  turpëron  veten e tij, milionat në llogari të tij  dhe pasuria padyshim se  peshojnë". 
 
Po vijnë kohë më të mira për Maqedoninë. Ata që e shkatërruan shtetin shumë shpejt do t'i përkasin të shkuarës, sepse me LSD -në nuk kemi shtet dhe këtë duhet ta ndryshojmë”, akuzojnë nga  VMRO-DPMNE. (Flutura Latifi, TVM2)