Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, Xhelili: Shqiptarët faktor i rëndësishëm
03.02.2024 16:28
Me shpalljen e zgjedhjeve Parlamentare...

Me shpalljen e zgjedhjeve Parlamentare për më datë 8 maj të këtij viti, ka nisur edhe pozicionimi dhe taktizimi i partive politike për pjesmarrje në zgjedhje.
Por bashkë me zgjedhjet parlamentare dhe grupimit të partive politike rreth tyre një rëndësi të veçantë ka edhe qasja e partive politike ndaj zgjedhjes së presidentitpër të cilin rol të rëndësishëm kanë votuesit shqiptarë.
Sipas njohësve të rrethanave politike në vend me zgjedhjet presidenciale shqiptarët mund dhe duhet të përfitojnë njërën nga dy pozitat kyçe në vend atë të Presidentit, apo të Kryeministrit.
Analisti politik Zudi Xhelili për TVM-2 thotë se shqiptarët duhet të kenë një kanditat të fuqishëm për zgjedhjet Presidenciale.
“Vet konfiguracioni i shtetit, ku shqiptarët janë populli i dytë me madhësi dhe si popull shtetformues, është mirë që të kenë një kandidat shqiptarë, dhe garat të jenë më interesante, që shqiptarët të kenë kujt tja japin votën , dhe pastaj njëkohësishtë partitë politike t’i ngjeshin rradhët e tyre dhe t’i aktivizojnë motorët që njëkohësishtë të përgatiten edhe për Zgjedhjet Parlamentare. Në Zgjedhjet Parlamentare do të jetë interesantë pritshmëritë se si do të bëhet rreshtimi i tyre, përshkak se mund të ndodhë që shqiptarët të garojnë në dy blloqe” - u shpreh analisti politik, Zudi Xhelili.
Xhelili më tej ka shtuar se partitë politike shqiptare duhet të jenë të kujdesshme edhe pas zgjedhjeve se me kë do ta krijojnë Qeverinë e ardhëshme pasi prioritet për shqiptarët dhe për vendin është anëtarësimi i vendit në BE.
Sipas tij obligimet të cilat i kemi me fillimin të negociatave për anëtarësim duhet të vazhdojnë. Këtë e ka bërë të qartë edhe faktori ndërkombëtarë
“Faktori ndërkombëtarë haptazi u deklarua se disa parti nuk e kanë të qartë ende përcaktimin e tyre, dhe do të ishte mirë që ata ti çartësojnë idetë dhe vizionin e tyre, dhe nëse nuk e bëjnë këtë, atëher me ata shqiptarët as nuk duhet të bashkëpunojnë” - tha analisti politik, Zudi Xhelili.
Xhelili thekësoi se disa parti politike maqedonase qëllimishtë kanë zgjedhur retorikën e tyre anti shqiptare dhe anti BE, me të vetmin qëllim që kjo të reflektohet në vota. (Fitim Kryeziu, TVM2)
