Akuza për ndërprerje të pagesës së antarësimit, MM-ja kërkon bashkimin e sindikatave
03.02.2024 17:08
Nga Sindikata e Pavarur të Ushtarëve Profesionist...

Nga Sindikata e Pavarur të Ushtarëve Profesionist, Aleksandar Naskovski, akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes se ka ndërprerë pagesën e anëtarësisë së sindikatës dhe në atë mënyrë, pamundëson veprimtarinë dhe organizimin sindikal.
Ai tha se, me këtë shkelet marrëveshja kolektive e Ministrisë së Mbrojtjes, ligji për marrëdhënie pune dhe konventat e nënshkruara nga shtetit me Organizatën Ndërkombëtare të Punës. Ata kërkuan reagimin e Prokurorinë Themelore Publike.
“Ministrja e Mbrojtjes deklaroi publikisht se, anëtarësia është ndërprerë nga ana e sektorit të financave në Ministrinë e Mbrojtjes, por nuk ka treguar se, pikërisht ata qëllimisht janë vënë në huti me procedurat e paligjshme të 7 personave të punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilët kanë bërë falsifikim dhe përfaqësohen rrejshëm si përfaqësues të sindikatës" - tha Aleksandar Naskovski nga Sindikata e Pavarur e ushtarëve profesionist.
Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se, në maj janë informuar se, Naskovski është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Sindikatës Pavarur e Ushtarëve Profesionistë dhe në vend të tij është emëruar Zoran Pavlovski.
Ndërkohë, Naskovski ka formuar një sindikatë të re, me të njëjtin emër si sindikata e mëparshme dhe ka dorëzuar një xhiro llogari të re për organizatë sindikale me të njëjtin emër si person i ri juridik.
“Kjo situatë krijoi paqartësi dhe dyshime te zyrtarët përgjegjës për pagesën, të cilët iu drejtuan dy sindikatave me kërkesën për të konfirmuar anëtarësimin e tyre. Pas kësaj, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionistë, Zoran Pavlovski dorëzoi listën e anëtarëve dhe konfirmoi se ata janë ende anëtarë të sindikatës, ndërsa Aleksandar Naskovski ende nuk ka dorëzuar listën e konfirmuar të anëtarësimit” – thonë nga ministria e Mbrojtjes.
Më tej në reagim thuhet se, ministrja Petrovska mban dialog të rregullt me të gjitha sindikatat e regjistruara me të cilat zgjidhen të gjitha çështjet dhe asnjë çështje nuk është injoruar. (Vlora Latifi - Topojani, TVM2)
