Botë

Vdes gruaja më e vjetër në botë, para një jave festoi ditëlindjen e 117-të

01.04.2015 15:33

Japonezja, Misao Okawa, besohet të ishte njeriu më i vjetër në botë, e cila vdiq në moshën e saj 117 vjeçare...

Ajo festoi ditëlindjen e 177-të jo më larg se një javë më parë. Okawa ishte e regjistruar si njeriu më i vjetër në botë i gjallë në Librin Botëror të Ginisit pas vdekjes së Jiroemon Kimuras, i cili vdiq 2 vjet më parë, në qershor të 2013-tës, në moshën 116 vjeç e 54 ditë.
 
Titulli i njeriut më të vjetër në botë tani i kalon Gertrude Weave nga SHBA-të, e cila do të mbush 117 vjet më 4 korrik të këtij viti. E lindur si vajzë e një tregtari industrial në Osaka, në vitit 1898, në ditën e njëjtë me liderin revolucionar kinez, Zhou Enlai, Okawa u martua në vitin 1919 dhe kishte tre fëmijë, katër nipër dhe mbesa dhe gjashtë stërnipa dhe stërmbesa.
 
Mediat japoneze raportuan gjithashtu se ajo asnjëherë në jetë nuk kishte vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë në jetën e saj. 
 
Duke u bazuar në të dhënat qeveritare, të lëshuara në shtator të vitit 2014, Japonia ka më shumë se 58.000 njëqindvjeçarë.
 
LEUNORA KALIQI