Dokumentet personale, edhe 9-të ditë afat për ndërrim të dokumenteve

03.02.2024 17:39

Minitria e brendshme po zbaton një pilot projekt në territorin e Shkupit...

Minitria e brendshme po zbaton një pilot projekt në territorin e Shkupit për tu dorëzuar që patent shoferin dhe letërnjoftimet qytetarëve në adresat e shtëpisë përmes zyrtarëve policorë. Nga MPB thonë se deri më tani 1200 dokumente i kemi distribuuar tek qytetarët.
 
“Për tu lehtësuar marrjen e dokumenteve kemi prezantuar edhe një pilot projekt në tërritorin e Shkupit, që funksionon tashmë 10 ditë që patent shoferin dhe letër njoftimet do të dorëzohen në adresën e shtëpisë nëprmjet zyrtarëve policorë. Për shembull nëse qytetari jeton në Gjorce Petrov zyrtarët policor nga stacioni policer i Gjorçe Petrovit do të shkojnë në adresë të shtëpisë do tia dorëzojë dokumentin, d.m.th duhet personalisht të merret dokumenti dhe kjo procedurë zgjat 7 ditë. Nëse zyrtarë policorë nuk arrijnë dot të realizojnë këtë procedurë atëherë dokumenti kthehet në objektin  televizionit të maqedonisë dhe qytetarët do të mund ta marrin prej aty." - deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellov. 
 
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë edhe 9 ditë kohë për të ndërruar dokumentet e udhëtimit. Pas kësaj periudhe ata nuk do të mund të dalin jashtë shtetit me pasaportat me emrin e vjetër. 
 
Qytetartë e anketuar nga TVM2 thonë se nuk funksion si procedura për marrjen e dokumenteve sepse me muaj presin për termin për tu fotografuar.
 
"Po morra dokumentet"
 
"Nuk ka fund me këto dokumente"
 
"Kohë të gjatë kemi caktuar termin me telefon në procedurë të rregullt, sot  e kemi terminin, erdhëm të fotografohemi për dokumentet e udhëtimit, katër muaj që kemi
caktuar termin." 
 
"Unë më herët i kam marrë dokumentet personale".
 
"Kishte rrëmujë, unë i kam nxjerrë të gjitha dokumentet e reja vetëm pasaporta më ka mbetur" 
 
"Shumë kemi pritur" - thanë disa nga qytetarët e anketuar. 
 
Për të shmangur rrëmujën për marrjen e dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit, sportelet punojnë edhe gajtë ditës së shtunë në objektet e RTVM-Së dhe Beko në Shkup. Sportelet do të punojnë nga ora 8 deri në 16. (Vlora Latifi - Topojani, TVM2)