Taravari: Ftoj organet e partisë për të bërë ndryshimin
03.02.2024 18:27
Kryetari i Alencës për Shqiptarët, Arben Taravari...

Kryetari i Alencës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka ftuar kuvendin e partisë që ta mbështesin propozimin për bashkëpunim me partitë politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale.
Ai përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka njoftuar se kërkon që në zgjedhje të garojnë bashkë me opozitën shqiptare.
"Pas disa javësh konsultime e takime të shpeshta, brenda dhe jashtë subjektit që unë drejtoj, pas një reflektimi të thellë personal, ka ardhur koha që të shpalos publikisht qëndrimin tim, si kryetar partie përsa i përket zgjedhjeve parlamentare që po afrohen. Duke marrë parasysh sugjerimet sa të vlefshme aq edhe dashamirëse të të gjithë miqve, antarëve dhe përkrahësve, kam zgjedhur të dëgjoj edhe zërin e popullit që sot po flet më qartë se kurrë. Qytetari po kërkon Ndryshim! Populli po kërkon një sistem politik të çliruar nga epidemia e korrupsionit, që është bërë frenuesi më i madh për mirëqenien dhe zhvillimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në cilësinë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, ftoj publikisht Kuvendin e partisë të më mbështesë në këtë rrugëtim dhe bashkë, t’i prijmë këtij procesi që unë e quaj Ndryshimi i Madh dhe i Shumëpritur!"- shrkuan mes tjerash Taravari.
Lloga: ASH të dalë e vetme në zgjedhje
Ndërkohë Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili vjen nga rradhët e ASH-së, gjithashtu ka njoftuar se kuvendi i partisë akoma nuk ka shqyrtuar asnjë kërkesë në organet partiake në lidhje me koalicionet parazgjedhore.
Sipas tij mbetet në fuqi vendimi i Kryesisë qëndrorë i cili është miratuar unanimisht për të shkuar vetëm në zgjedhje.
