Bilanci tragjik, mbi 27 mijë të vdekur në Gaza që nga fillimi i luftës

03.02.2024 18:44

Së paku 15 vetë janë vrarë nga sulmet ajrore....

Së paku 15 vetë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite, në jug të Gazës, në qytetin Rafah. Më shumë se 27 000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori, raportuan zyrtarët e shëndetësisë.
 
Ndërkohë që sulmet vazhdojnë, ndërkombëtarët përpiqen të arrijnë një marrëveshje mes të dyja palëve. Udhëheqësit e Hamasit kërkojnë që Izraeli të lirojë Maruan Barghuti, një udhëheqës i rivalit kryesor politik të grupit militant, si pjesë e çdo marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza. 
 
Nga ana tjetër, Izraeli kërkon lirimin e më shumë se 100 pengjeve të mbajtura ende nga Hamasi në Gaza.Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 80% e popullsisë së Gazës, janë të zhvendosur, me gati gjysmën e tyre që kanë mbushur skajin më jugor të Rripit. 
 
Në të gjithë Gazën, zonat e banuara kanë mbetur të rrënuara, rrugët janë kthyer në gërmadha dhe tokat bujqësore gjithashtu janë shkatërruar.